Shtatë vjet nga ndalimi i trenit serb që ishte nisur për në Mitrovicë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Shtatë vjet nga ndalimi i trenit serb që ishte nisur për në Mitrovicë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Janë bërë shtatë vjet që kur ishte ndaluar të futej në Kosovë treni serb i cili mbante përshkrimin “Kosova është Serbi”.

Treni me ikonografi fetare serbe i cili është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë ishte ndaluar në stacionin hekurudhor në Rashkë.

Presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi kishte thënë se ai tren nuk do të futej në Kosovë në asnjë rrethanë dhe asnjë formë.

Ai  në atë kohë pati deklaruar se Kosova është e përcaktuar për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk do të lejohet cenim i integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.