Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar këtë mbrëmje.
Përveç sigurimit të biletës për në finalen e madhe, “La Roja” vendosi edhe një rekord historik.
Me këtë fitore, spanjollët shkuan në 38 ndeshje radhazi pa humbje, duke lënë pas Italinë, e cila mbante rekordin me 37 takime të njëpasnjëshme pa disfatë.
Skuadra e Luis de la Fuente konfirmoi edhe një herë formën e jashtëzakonshme, duke eliminuar një nga favoritët kryesorë për trofeun dhe duke siguruar vendin në aktin final të turneut, raporton TCh.
Në finalen e Kupës së Botës, Spanja do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës, e cila zhvillohet të mërkurën.

