HomeAktualeGjeneral Jashari pret ambasadorin britanik, theksohet mbështetja për zhvillimin e FSK-së

Gjeneral Jashari pret ambasadorin britanik, theksohet mbështetja për zhvillimin e FSK-së

spot_img

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim delegacionin britanik të udhëhequr nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, gjenerali Jashari prezantoi të arriturat e FSK-së, aktivitetet, operacionet dhe planet për zhvillimin e mëtejmë të forcës.

Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe i ka dhënë FSK-së në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, si dhe u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit profesional në fushën e arsimit, edukimit dhe zhvillimit profesional të liderëve dhe njësive të FSK-së, me synim rritjen e kapaciteteve operacionale dhe profesionalizmit.

Në përfundim të takimit, ambasadori Hargreaves vlerësoi lidershipin e gjeneral Jasharit në udhëheqjen e proceseve zhvillimore të FSK-së, ndërsa të dyja palët u zotuan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Lajmet e Fundit

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

ATK dhe Dogana forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, së shpejti do të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...