Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin maj 2026.
Ky publikim paraqet të dhëna statistikore me bazë mujore për transportin ajrorë, hekurudhorë dhe telekomunikimin.
Në muajin maj 2026, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 099 ose (-6.0 %) më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 366 360 ose (-4,0 %) më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (maj 2025).
Në muajin maj 2026 numri i udhëtarëve në hekurudha ishte 8 628 (1,6 %) më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndërsa mallra të transportuar përmes hekurudhës në këtë muaj ishin 182 ton.
Në muajin maj 2026, numri i përdoruesve në rrjetin e telefonisë fikse ishte 70 816 me një rritje prej 3.4 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 789 637 me një rënie prej (-4.1 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në muajin maj 2026 numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 516 860 ose 2.72 % më shumë se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 318 946 mije ose 1.65 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

