HomeAktualeBajrami reagon pas publikimit të gjendjes në Pediatri: Shëndetësia është në alarm

Bajrami reagon pas publikimit të gjendjes në Pediatri: Shëndetësia është në alarm

spot_img

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke e akuzuar qeverinë për keqmenaxhim, korrupsion dhe dështim në sigurimin e shërbimeve bazë për pacientët.

Në një reagim publik, Bajrami tha se gjendja reale në sistemin shëndetësor nuk mund të vlerësohet nga konferencat për media apo statistikat zyrtare, por nga kushtet me të cilat përballen pacientët në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Nëse doni ta dini çfarë shteti kemi, mos e gjykoni nga konferencat për media, nga shifrat që qeveritarët i prezantojnë çdo ditë. Pyetni të sëmurët. Shkoni në Pediatri, Gjinekologji, Onkologji, Ortopedi dhe shihni listat e pritjes”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë i saj: 

Nëse doni ta dini çfarë shteti kemi, mos e gjykoni nga konferencat për media, nga shifrat që qeveritarët i prezantojnë çdo ditë e që kurrë nuk e përfshijnë inflacionin, as nga dy-tri korridore të renovuara në QKUK. Pyetni të sëmurët. Shkoni në Pediatri. Shkoni në Gjinekologji. Shkoni në Onkologji. Shkoni në Ortopedi dhe shihni listat e pritjes, ku për shkak të dështimit të tenderëve për furnizim me material, pacientët presin me vite për një ndërhyrje. Shkoni edhe në Emergjencë, por mos i fajësoni mjekët dhe infermierët. Ata punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe, pavarësisht gjithçkaje, vazhdojnë ta mbajnë në këmbë sistemin. Përgjegjësia nuk është e tyre.
Pas gjashtë vjetësh me të gjitha nivelet e pushtetit në duar dhe me rreth 4 miliardë euro buxhet çdo vit, ta kesh shëndetësinë në këtë gjendje është turp. Dhe kjo gjendje nuk është rastësi. Gjendja në shëndetësi ka emër: emri i saj është ‘korrupsion’.
Në shëndetësi pothuajse gjithçka kalon përmes tenderëve. Ka tenderë milionësh për pastrim, ndërsa menaxherët e kontratave të cilët vetë janë pa mbikëqyrje nënshkruajnë raporte se gjithçka është në rregull. Ka tenderë për çarçafë, por nëpër klinika pacientët duhet të shtrihen në gjakun e tharë të pacientëve paraprak, mungojnë edhe gjërat më elementare. Ka tenderë për ushqimin e pacientëve, ndërsa ofrohen porcione që nuk vlerë as 2 euro por paguhen shumëfish më shtrenjtë.
Dhe kështu vazhdon: tender pas tenderi, shok pas shoku, deri te shoku i ngushtë i kryesuesit të Komisionin për Shëndetësi, Albin Kurtit.
Po edhe dhjetra miliona euro tenderë për barna, por barnat mungojnë. Mediat dje raportuan se që tre muaj në QKUK mungojnë barnat për trajtimin e kamcerit të gjirit. Në vend të tyre, pacientëve u jepen udhëzime se ku dhe cilin brend duhet ta blejnë ata me paratë e veta.
Prandaj nuk duhet të habitemi me gjendjen që shohim sot. Klinikat përballen me mungesa të vazhdueshme, pacientët presin me muaj e me vite.
Gjashtë vjet keqqeverisje.
Gjashtë vjet korrupsion.
Gjashtë vjet mashtrim.
Rezultatet nuk mund të jenë ndryshe.
Për këtë gjendje përgjegjësi mban pushteti që ka qeverisur. Shëndetsia si asnjë sektor tjetër pos ministrit ka një komision që udhëheqet nga vetë Albin Kurti.
Sot gjendja në shëndetësi është alarm, sepse kur dështon shëndetësia, nuk dështon vetëm qeveria, dështon shteti.

 

Lajmet e Fundit

Spanja, finalistja e parë e Kupës së Botës

Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me...

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Kampionia e Kosovës, FC Drita, e ka përfunduar rrugëtimin në UEFA Champions League, në...

Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo...

Britney Spears rrëfen vitet e kontrollit: Nuk kisha liri as për vendime të thjeshta

Britney Spears ka rikthyer vëmendjen te vitet e kujdestarisë ligjore që ajo e përshkruan...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...