HomeSportInfantino zbulon planin e FIFA-s: Botërori mund të zgjerohet në 64 kombëtare

Infantino zbulon planin e FIFA-s: Botërori mund të zgjerohet në 64 kombëtare

spot_img

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se qeveria botërore e futbollit do të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të Kupës së Botës në 64 kombëtare për edicionin e vitit 2030.

Botërori i vitit 2026 është zhvilluar për herë të parë me 48 skuadra, ndërsa Infantino tha se pas përfundimit të këtij turneu do të nisin diskutimet për një zgjerim të mëtejshëm.

Ky është padyshim një çështje që do të shqyrtohet dhe diskutohet në komisionet përkatëse pas kësaj Kupe Bote”, deklaroi Infantino për mediumin zviceran Bluewin, transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi se çdo kombëtare  duhet të ketë mundësinë të ëndërrojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës, duke shtuar se përfshirja e më shumë vendeve do të rriste motivimin dhe zhvillimin e futbollit në mbarë botën.

Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe tri kontinente, Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin nga një ndeshje, ndërsa pjesa tjetër e turneut do të organizohet në Marok, Portugali dhe Spanjë.

Ideja për zgjerimin e Botërorit në 64 kombëtare u hodh fillimisht në vitin 2025 nga një delegacion i vendeve të Amerikës së Jugut dhe tashmë pritet të shqyrtohet zyrtarisht nga FIFA.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...