Universiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës

Universiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës

Në ambientet e universitetit Politeknik të Tiranës, rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi dhe dekani i FIEK, prof. Isak Shabani nënshkruan Memorandumet e Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Universitetin Politeknik të Tiranës – Fakulteti i Teknologjisë së Informacioni dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, u mirëpriten nga rektori prof. Andrea Maliqari, dekanja prof. Elinda Meçe dhe dekani prof. Astrit Bardhi, me qëllime të inkurajimit dhe forcimit të partneritetit akademik, zgjerimin dhe përforcimin e programeve mësimore për përfitim reciprok dhe nxitja e bashkëpunimit ndërmjet të dy universiteteve, veçanërisht në fushat e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Studentët dhe stafi i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike i Universitetit të Prishtinës nga tani e tutje, do të mund të përfitojnë nga mundësitë të cilat i ofron ky Memorandumi i Bashkëpunimit për mobilitet të dyanshëm të studentëve, shkëmbimin e stafit akademik për aktivitet e përbashkëta inovative, mësimore, projekte kërkimore-shkencorë, ndarja dhe shfrytëzimi i laboratorëve, bashkë-mentorim në tezat e doktoraturave dhe mbështetje akademike në ofrimin e programeve të nivelit të doktoratave.