HomeAktualeGollopeni: Kosova ka humbur rreth 10% të popullsisë nga viti 2011 deri...

Gollopeni: Kosova ka humbur rreth 10% të popullsisë nga viti 2011 deri në vitin 2024

spot_img

Demografi Besim Gollopeni ka deklaruar se Kosova ka shënuar rënie të ndjeshme të numrit të banorëve gjatë më shumë se një dekade.

Në emisionin “Info Magazine”, mbrëmë në Klan Kosova, Gollopeni tha se krahasimi mes dy regjistrimeve të popullsisë tregon se Kosova ka humbur të paktën 10% të popullsisë.

“Pra, nëse e shikojmë dhe bëjmë një krahasim mes pak më shumë se një dekade, po flas mes dy regjistrimeve, nuk po shkojmë më mbrapa. Vetëm nga viti 2011 deri në vitin 2024, Kosova ka humbur të paktën 10% të popullsisë. Pra, përderisa në vitin 2011 ne i kishim 1.8 milion banorë, sot i kemi 1.6 milion banorë. Ky numër mund të jetë edhe më i vogël se kaq, bazuar në bindjen dhe analizat e mia. Çdo vit, Kosova pritet që mesatarisht ta humbë 1% të popullsisë së përgjithshme”, tha Gollopeni në Klan Kosova.

Ndiqni deklarimin e  plotë:

Lajmet e Fundit

Senegali shkarkon trajnerin

Federata Senegaleze e Futbollit njoftoi zyrtarisht të dielën se 45-vjeçari Pape Thiaw nuk është...

Temperaturat e larta në Shqipëri, zjarrfikësit: Mos ndizni zjarre

Mes temperaturave të larta që kanë përfshirë Shqipërinë, Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka zhvilluar...

Laurinë Gashi shkëlqen në Hungari, fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane

Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Junior,...

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur sot në fshatin Llazicë në rrugën Prishtinë-Pejë. Lajmin...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...