Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me formimin e institucioneve të reja.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se vendi ynë është me gjysmë qeveri e president, i izoluar, e me diplomaci të heshtur dhe me ekonomi përtokë.
“Kosova me gjysmë qeveri e president, e izoluar, diplomacia e heshtur, ekonomia përtokë – vetëm krijimi i institucioneve të reja me pajtim politik të partive kryesore mund ta nxjerrin vendin tonë nga kjo gjendje të mjerueshme”, ka shkruar Tahiri.

