Bayerni me fitore të lehtë ndaj Hoffenheimit
Bayerni Munich ka shënuar fitore ndaj Hoffenheim, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 17-të në Bundesliga.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Jamal Musiala, në minutën e 18’, pas një asistimi nga Leroy Sane. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Musiala realizoi golin e dytë në minutën e 70’, duke u shërbyer mirë sërish nga Sane.
Katër minuta më vonë, Hoffenheimi mbeti me një lojtar më pak, pasi Grischa Promel u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 90’, Harry Kane vulosi fitoren e baverezëve për rezultatin përfundimtar 3-0.
Bayerni pas fitores mbetet në vendin e dytë me 41 pikë, një pikë larg Bayer Leverkusenit, që është në pozitën e parë.