HomeAktualeAtdhe Hykollit merr drejtimin e BSPK-së edhe për pesë vjetët e ardhshëm

Atdhe Hykollit merr drejtimin e BSPK-së edhe për pesë vjetët e ardhshëm

spot_img

Delegatët e Kongresit IX Zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, i cili i zhvilloi sot punimet në Prishtinë nën moton “Solidariteti na bashkon, dialogu na forcon!”, i dhanë besimin unanim Prof. dr. Atdhe Hykollit, duke e rizgjedhur Kryetar të BSPK-së për mandatin 2026–2031.

Në punimet e Kongresit morën pjesë delegatët e federatave sindikale anëtare të BSPK-së, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, të partnerëve socialë, si dhe përfaqësues të organizatave sindikale evropiane, ndërkombëtare dhe rajonale, të cilët riafirmuan rëndësinë e dialogut social, solidaritetit dhe bashkëpunimit në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Duke iu drejtuar delegatëve pas rizgjedhjes, Kryetari i BSPK-së, Prof. dr. Atdhe Hykolli, tha: “Besimi që sapo ma dhatë nuk e shoh si shpërblim për punën e djeshme. E shoh si obligim për punën që duhet ta bëjmë nesër. Pikërisht për këtë arsye, ndjenja që më shoqëron në këtë çast nuk është ndjenja e fitores. Është ndjenja e përgjegjësisë.”

Kongresi IX miratoi raportet dhe dokumentet programore të BSPK-së, duke përcaktuar orientimin e Konfederatës për pesë vjetët e ardhshëm drejt një BSPK-je më të bashkuar, më të fuqishme dhe më evropiane, me synimin për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, dialogun social dhe unitetin e lëvizjes sindikale në Republikën e Kosovës.

 

Lajmet e Fundit

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

ATK dhe Dogana forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, së shpejti do të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...