Miratohet Projektligji për Sport

Përmbledhje e vendimeve në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur të mërkurën që lidhen me fushëveprimtarinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Miratohet shpronësimi për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit (të cilat preken nga realizimi i Projektit: Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në “Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut” pjesë e trashëgimisë në mbrojtje të përhershme.

Aprovohet në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëprodhimit të Filmit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë. Kjo marrëveshje do të sjellë zhvillim të mëtutjeshëm të prodhimit filmik në dhe mes të dyja vendeve, rritje të shpërndarjes së filmit dhe ngritje në ekonominë e kësaj industrie. Gjithashtu, ky akt inkurajon zhvillimin e mëtutjeshëm edhe të lidhjeve tjera kulturore ndërmjet dy shteteve.

Miratohet Projektligji për Sport i cili sjell reformën e sistemit të sportit në vend në përputhje me nevojat e komunitetit sportiv vendor si dhe me standardet dhe praktikat më të mira sportive ndërkombëtare.

TAGS