HomeAktuale31-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, bota nderon mbi 8 mijë viktimat

31-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, bota nderon mbi 8 mijë viktimat

spot_img

Sot shënohet 31-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, një nga krimet më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Srebrenica, e cila në atë kohë ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara, ra nën kontrollin e forcave serbe të Bosnjës më 11 korrik 1995.

Gjatë ditëve që pasuan, mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u ekzekutuan sistematikisht, ndërsa rreth 25 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar u dëbuan me forcë nga enklava. Ky krim konsiderohet masakra më e madhe në Evropë që nga Holokausti.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) dhe Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) kanë konstatuar me vendime përfundimtare se krimet e kryera në Srebrenicë përbëjnë gjenocid, transmeton Klankosova.tv.

Për këto krime janë dënuar një numër ish-udhëheqësish politikë dhe ushtarakë të serbëve të Bosnjës.

Në maj të vitit 2024, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën me të cilën 11 korriku u shpall Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995.

Rezoluta dënon mohimin e gjenocidit dhe lavdërimin e personave të dënuar për krime lufte, duke u bërë thirrje shteteve që të ruajnë faktet historike dhe të promovojnë edukimin për parandalimin e gjenocidit.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...