Ka përfunduar kampi treditor i Kombëtares U15 të Kosovës, ku 30 futbollistë të gjeneratës 2012 nga Diaspora patën mundësinë të tregojnë talentin dhe potencialin e tyre nën drejtimin e përzgjedhësit Ilir Nallbani dhe stafit të Kombëtares.
Gjatë tri ditëve në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, futbollistët zhvilluan seanca intensive stërvitore, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe cilësi në çdo seancë.
Stafi teknik vlerësoi nga afër secilin futbollist, ndërsa më të dalluarit e këtij kampi do të ftohen në grumbullimet e ardhshme.
“Suksese djemve në rrugëtimin e tyre drejt realizimit të ëndrrës me fanellën e Kosovës!”, ka njoftuar FFK-ja.

