Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është finalizuar projekti i penetrimit të Veternikut.
Sipas tij, ky investim krijon një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke mundësuar qarkullim më të lehtë të automjeteve dhe duke kontribuar në uljen e ngarkesës së trafikut në hyrje të kryeqytetit.
Rama theksoi se projekti pritet të shkarkojë ndjeshëm trafikun, veçanërisht për automjetet që vijnë nga drejtimi i Gjilanit, Ferizajt dhe autostradës.
“Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës”, ka shkruar Rama.

