HomeAktuale31.8 milionë euro nga Bashkimi Evropian për punësimin, arsimin dhe të rinjtë!

31.8 milionë euro nga Bashkimi Evropian për punësimin, arsimin dhe të rinjtë!

spot_img

Ministri i Punës, Andin Hoti, ka njoftuar se 31.8 milionë euro janë dhënë nga Bashkimi Evropian për punësimin, arsimin dhe të rinjtë.

“Miratimi i 180.5 milionë eurove në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027 nga Bashkimi Evropian është një lajm i jashtëzakonshëm për Republikën e Kosovës”.

“Për Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, një rëndësi të veçantë ka investimi prej 31.8 milionë eurosh në konkurrueshmëri, arsim dhe punësim”.

“Në qendër të këtij investimi është Skema e Garancisë për të Rinj, një nga reformat më të rëndësishme që po e zbatojmë. Qëllimi ynë është i qartë: çdo i ri në Kosovë të ketë mundësinë që, brenda një periudhe të shkurtër pas përfundimit të shkollimit ose mbetjes pa punë, të përfshihet në punësim, arsim, aftësim profesional ose praktikë pune”, ka shkruar Hoti në ‘Facebook’.

Ai ka theksuar se ky financim është dëshmi e besimit në reformat që po ndërmarrim dhe në vizionin tonë për zhvillimin e vendit.

“Me këtë rast, falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e të rinjve, zhvillimin e arsimit dhe avancimin e mundësive për punësim në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...