HomeSportAtmosferë fantastike në stërvitjen e fundit para pushimit trejavor në Akademinë e...

Atmosferë fantastike në stërvitjen e fundit para pushimit trejavor në Akademinë e FIFA-s në FFK!

spot_img

Seanca e sotme në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali ishte e veçantë. Talentet e rinj të Akademisë zbritën në fushë për t’u përballur me prindërit e tyre, duke krijuar momente plot buzëqeshje, emocione, argëtim dhe rivalitet sportiv.

Akademia, e cila ka nisur punën me talentet e gjeneratës U13 në muajin mars, zhvillohet nën udhëheqjen e ekspertit të FIFA-s, Rainer Kraft, ndërsa i gjithë projekti realizohet nën monitorimin e udhëheqëses së programit FIFA Talent Development Scheme në FFK, Sanije Krasniqi.

Rainer Kraft: “Zhvillimi individual i futbollistëve është në qendër të projektit FIFA Talent Academy”.

Eksperti i FIFA-s u shpreh shumë i kënaqur me progresin e futbollistëve pas katër muajve të punës intensive, duke theksuar se stërvitja në një mjedis me lojtarët më të mirë të gjeneratës së tyre i sfidon vazhdimisht dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre.

Ai rikujtoi se projekti nisi me skautimin e mbi 500 futbollistëve në të shtatë rajonet e Kosovës, ndërsa pas disa fazave përzgjedhëse u formua grupi prej 19 futbollistëve, që përbën Kombëtaren U13 të Kosovës.

Sipas Kraft, misioni i këtij projekti nuk është vetëm ndërtimi i një ekipi konkurrues, por mbi të gjitha zhvillimi individual i secilit futbollist, me synimin që në të ardhmen ata të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave dhe më pas e Kombëtares A.

“FIFA thotë: ‘Jepini çdo talenti një mundësi’. Pikërisht ky është misioni ynë dhe arsyeja pse ky projekt është kaq i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit në Kosovë”, theksoi Kraft.

Pas pushimit trejavor, talentet do t’i rikthehen stërvitjeve për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit dhe realizimit të potencialit maksimal.

 

Lajmet e Fundit

IQMT vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve – mbyllen edhe dy biznese të tjera

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës...

Këto janë gjashtë gratë që hyjnë në Kuvend përmes kuotës gjinore

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës do të ketë 41 gra deputete, të...

FSK përmbyll kursin bazik për xhenierë luftarakë, rriten kapacitetet profesionale

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është...

AKB, organizata e vetme e punëdhënësve nga Kosova në aktivitetin ndërkombëtar të BE-së, ILO-s dhe ETF-së në Bruksel

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e përfaqësuar nga kryetari i saj, Agim Shahini, po...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...