
Abdixhiku i reagon Kurtit për zgjatje mandati: Flet gjëra pa fije inteligjence
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se opozita po i zgjat mandatin qeverisë në detyrë.
Abdixhiku e cilësoi këtë deklaratë si të pabazuar dhe pa logjikë, duke theksuar se Kurti vepron në mënyrë jolegjitime dhe e ka uzurpuar pozitën e kryeministrit dhe të deputetit, njofton Klankosova.tv.
“Mos i kushtoni rëndësi njerëzve që flasin pa asnjë lloj inteligjence, si ato që thonë ‘po ia zgjatim mandatin Kurtit’. Ai është në një pozitë jolegjitime, pa mandat, dhe ka uzurpuar detyrën e kryeministrit dhe deputetit. Kjo nuk ka asnjë logjikë”, tha Abdixhiku.