Trump thotë se nuk dëshiron ndërrim regjimi në Iran

Trump thotë se nuk dëshiron ndërrim regjimi në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se nuk dëshiron të shohë ndërrim regjimi në Iran.

“Do të doja që gjithçka të qetësohej sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërrimi i regjimit sjell kaos, dhe idealisht, ne nuk duam të shohim aq shumë kaos”, shtoi ai, raporton BBC.

Trump gjithashtu tha se Vladimir Putin e ka telefonuar për të ofruar ndihmë në lidhje me konfliktin me Iranin, por ai e ka refuzuar ofertën duke i thënë presidentit rus: “Jo, nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin, kam nevojë për ndihmë me ty”.