Jeton Raka, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut

Jeton Raka, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut

Kryetari i LV-së, Albin Kurti ka bërë me dije se Jeton Raka, kryetari i qendrës së Lëvizjes në Kaçanik, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në qeveri, është i nominuari i kryesisë për kandidat në zgjedhjet lokale të tetorit, e do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Kaçanikut.

“Ai është punëtor i palodhshëm, aktivist i përkushtuar dhe zyrtar kompetent ndaj detyrave dhe përgjegjësive. I tillë siç është Jetoni, i tillë i duhet qeverisjes në
Kaçanik”, ka shkruar Kurti në platformën Facebook.