Distria e para në botë

Distria e para në botë

Distria Krasniqi, e ka rrëmbyer vendin e parë në ranglistën botërore të xhudos në kategorinë e femrave.

Kjo pas suksesit të arritur në Kampionatin Botëror, që së fundmi u zhvillua në Budapest, ku ajo e mori medaljen e argjendtë.

Medalistja e artë e Lojërave Olimpike, tashmë mban totalin më të lartë të pikëve mes të gjitha xhudisteve dhe xhudistëve në glob, transmeton Klankosova.tv.

Publikimi i renditjes u bë sot, dhe për shkak të rezultateve të kampionatit, renditjet kanë pësuar lëvizje të mëdha.

Në renditjen e kaluar, xhudistja kosovare renditej e dyta në peshën –52 kg me 5 mijë e 655 pikë, pas francezes Amandine Buchard, që kishte 5 mijë e 700.

Shtesa prej 1 400 pikësh nga medalja e fundit e ka çuar Krasniqin në kuotën 7 mijë e 55, duke lënë Buchard në vendin e dytë.