Trump e quan sulmin iranian “shumë të dobët”

Trump e quan sulmin iranian “shumë të dobët”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se përgjigja e Iranit ndaj sulmeve amerikane në qendrat bërthamore ka qenë e pritur, ndërsa sulmin e ka përshkruar si “shumë të dobët”.

“Janë nisur 14 raketa – 13 janë rrëzuar ndërsa njëra është lënë e lirë sepse ka qenë në një drejtim që nuk përbënte kërcënim”.

Presidenti ka konfirmuar se asnjë amerikan dhe asnjë banor i Katarit nuk është i lënduar dhe se dëmet janë krejt të vogla.

“Dua ta falënderoj Iranin që na ka paralajmëruar, duke mundësuar që të mos ketë jetë të humbura dhe që askush të mos lëndohet. Ndoshta Irani mund të drejtohet kah paqja dhe harmonia në rajon dhe unë me entuziazëm do të inkurajojë Izraelin të veprojë njëjtë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Truth Social.

Në një tjetër postim ndaras, Trump ka thënë: URIME BOTË, ËSHTË KOHA PËR PAQE!