Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Szijjarto theksoi se Hungaria dhe Sllovakia vendosën ta bllokojnë paketën e sanksioneve si përgjigje ndaj planeve të Bashkimit Evropian për ta ndërprerë dalëngadalë importin e energjisë nga Rusia.

“E bëmë këtë sepse Bashkimi Evropian dëshiron t’ua ndalojë shteteve anëtare, përfshirë Hungarinë dhe Sllovakinë, blerjen e gazit natyror dhe naftës së lirë nga Rusia, siç kanë bërë më parë”, u shpreh Szijjarto.

Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të mbështeten në furnizimet me gaz dhe naftë ruse dhe kanë ruajtur marrëdhënie të ngrohta me Moskën, raporton Rel.