FC Ballkani përforcohet me mbrojtësin kroat Ivica Batarelo

FC Ballkani përforcohet me mbrojtësin kroat Ivica Batarelo

FC Ballkani ka njoftuar për përforcimin e radhës në skuadër, Ivica Batarelo, mbrojtës qendror nga Kroacia, me një karrierë të ndërtuar në disa klube të njohura të rajonit.

Ky klub ka theksuar se Batarelo është produkt i akademisë së HNK Hajduk Split.

“Me përvojën e tij dhe mentalitetin garues, Batarelo pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në mbrojtjen e FC Ballkanit për sezonin e ri. Mirë se vjen, Ivica”, ka njoftuar FC Ballkani.