Arbnor Ramadani nënshkruan për tri vite me Llapin

Arbnor Ramadani nënshkruan për tri vite me Llapin

Klubi Futbollistik Llapi ka njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Arbnor Ramadani, i cili ka firmosur kontratë të re trevjeçare.

“Ky vazhdim vjen si rezultat i vullnetit të përbashkët mes klubit dhe futbollistit për të vazhduar rrugëtimin së bashku drejt synimeve të mëdha që na presin. ‘Noli’ është bërë shtyllë e rëndësishme e mesfushës sonë që nga viti 2018, përveç një sezoni të vetëm jashtë klubit (2022/23 – SC Gjilani). Në total ka zhvilluar 187 paraqitje, ka realizuar 20 gola dhe ka dhuruar 25 asistime me fanellën bardhekaltër – një rekord që e radhit mes futbollistëve kyç të Llapit viteve të fundit. Pavarësisht interesimit nga klube tjera, 10-shi ynë vendosi t’i qëndrojë besnik klubit dhe tifozëve tanë, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e palëkundër të tij për fanellën bardhekaltër”, ka njoftuar KF Llapi.