Reali mundi Pachucan

Reali mundi Pachucan

Real Madrid nuk fal dhe fiton 3-1 ndaj meksikanëve të Pachucas, në ndeshjen e Botërorit të Klubeve.

Dalja me karton të kuq e Asencios nuk solli vështirësi për Los Blancos, që pavarësisht inferioritetit numerik, realizuan dy herë brenda pjesës së parë.

Fillimisht ishte Bellingham që zhbllokoi shifrat, ndërsa Guler shënoi të dytin.

Në pjesën e dytë, të dyja ekipet realizuan nga një gol, me Valverde dhe Montiel.

Real Madrid ka 4 pikë dhe kryeson grupin H.