Katër milionë euro në sezon, Milani arrin marrëveshje me Xhakën?

Katër milionë euro në sezon, Milani arrin marrëveshje me Xhakën?

Milani thuhet se ka arritur një marrëveshje me mesfushorin shqiptar të Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, për një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon.

Sipas Calciomercato.com, transmeton Klankosova.tv, mesfushori me përvojë ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon plus shtesa.

Rossonerët tani duhet të negociojnë me Bayer Leverkusen.

Xhaka shënoi dy gola dhe dha shtatë asiste në 34 paraqitje në Bundesligë nën drejtimin e Xabi Alonsos në sezonin 2024-25. /Klankosova.tv