Jackson kërkon falje pas kartonit të kuq: E lashë skuadrën në baltë

Jackson kërkon falje pas kartonit të kuq: E lashë skuadrën në baltë

Pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Flamengos, sulmuesi i Chelsea-s, Nicolas Jackson ka reaguar me një deklaratë publike, duke marrë përgjegjësinë e plotë për incidentin.

“Dua të kërkoj ndjesë. Për klubin, stafin, bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët që na shikonin. Ju zhgënjeva,” ka thwnw Jackson.

Ai shprehu zemërimin ndaj vetes dhe theksoi se situata nuk ishte e qëllimshme.

“Një tjetër karton i kuq dhe sinqerisht, jam shumë i mërzitur me veten. Nuk e kuptoj ende plotësisht si ndodhi. Por një gjë është e sigurt: nuk ishte me qëllim. Ishte një moment futbolli që shkoi keq”, ka shtuar ai.