
Liverpooli e zyrtarizon transferimin e Wirtzit për 100 milionë funte
Liverpooli e ka zyrtarizuar transferimin e Florian Wirtzit nga Bayer Leverkuseni.
Gjermani do t’i kushtojë Liverpoolit një shumë rekorde prej 100 milionë funte, ndërsa me bonuse, shuma mund të rritet deri në 116 milionë funte.
Ky transferim do ta bëjë atë si më të shtrenjtin në historinë e futbollit britanik, shkruan The Guardian, transmeton Klanksova.tv.
Leverkusen fillimisht kishte kërkuar 150 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili kishte tërhequr interes edhe nga Bayern Munich, por javë të tëra negociatash e ulën çmimin.
Wirtz, shënoi 16 gola dhe dha 15 asistime sezonin e kaluar në 45 paraqitje për Bayer Leverkusenin.
Ai ka luajtur 31 ndeshje për Gjermaninë dhe do ta zë vendin e Darwin Nunez si transferimi më i kushtueshëm në historinë e Liverpoolit.