Malishevë, nxënësit në pushim, mësimdhënësit në punëtori profesionale

Malishevë, nxënësit në pushim, mësimdhënësit në punëtori profesionale

Drejtoresha për Arsim dhe Edukim për Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, me ekipin e drejtorisë takuan, drejtorët e shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta sidhe biseduan, për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2023/2024.

Krasniqi, në këtë takim pune, vlerësoi punën mësimore dhe edukative të mësimdhënësve dhe nxënësve, kontributin e Këshillave Drejtues të shkollave, Këshillit të Prindëreve dhe organeve tjera koordinues në shkolla për të arriturat në procesin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies si dhe të detyrave tjera e kërkesave që kanë shkollat.

Ajo më tej tha se: “më gjithë të arriturat e nxënësve dhe rezultateve të tyre, në gara të ndryshme lokale, regjionale e republikane dhe jashtë vendit, ju thërras që këtë punë të mirë, ta fuqizon edhe më më angazhimin profesional tuajin, tonin dhe të prindërve e pedagogëve që të gjithë së bashku kemi obligim të punojmë për suksesin e nxënësve”.

Kurse shefi i drejtorisë, Sabit Berisha, njoftoi drejtorët se do të fillojnë me punëtori profesionale për mësimdhënësit, me qëllim që gjysëmvjetori i dytë t’i gjejë edhe më të përgatitur për punën me nxënës.

Në fund u kumtua se mësimi i rregullt përfundon, më 12 janar 2024.