LV-ja fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK-ja

LV-ja fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK-ja

Është publikuar sondazhi i fundit i realizuar nga UBO Consulting, i cili mat perceptimin e qytetarëve për krizën politike dhe bllokadën që po ndodh në Kuvendin e Kosovës.

Në pyetjen: “Kush mendoni se është fajtori kryesor për bllokadën që po vazhdon në Kuvendin e Kosovës?”, shumica e të anketuarve kanë fajësuar të gjitha partitë politike.

Sipas rezultateve: 32.6% fajësojnë Lëvizjen Vetëvendosje. 7.2% mendojnë se përgjegjëse është Partia Demokratike e Kosovës (PDK). 6.3% fajësojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). 1.0% e konsiderojnë përgjegjëse Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). 3.1% e të anketuarve nuk kanë një përgjigje.
Ndërkaq në aspektin e përgjithshëm, 49.9% e qytetarëve vlerësojnë se krejt partitë e kanë përgjegjësinë.

Sondazhi është realizuar mbi një mostër përfaqësuese prej 1065 qytetarësh, me një interval besueshmërie prej 95% dhe margjinë gabimi ±3%. Matja është kryer në periudhën 9-18 qershor 2025.