
Mediat spanjolle raportojnë për një marrëveshje Nico Willams – Barca
Mediat spanjolle po raportojnë e Nico Williams dhe Barcelona, kanë arritur një marrëveshje afatgjate mes tyre e cila pritet të jetë gjashtëvjeçare.
Williams pritet të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2031 me një rrogë vjetore prej 7 deri në 8 milionë euro.
“Blaugranat”, po punojnë aktivisht për ta sjellë në radhet e veta futbollistin e Athletic Bilbaos, derisa gjigantit katalunas mund t’i kushtojë 58 milionë euro.
22-vjeçari ishte objektiv i Barcës edhe verën e kaluar pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që i kishte bërë me Spanjën në Euro 2024.
Por, kërkesa e Bilbaos në atë kohë ishte shumë e lartë dhe kampioni spanjoll e kishte transferuar më pas Dani Olmon.
E tani, presidenti Joan Laporta po bën gjithçka që është e mundur për ta transferuar në Camp Nou anësorin ofanziv.
Lojtari i krahut i ka zhvilluar 45 ndeshje në sezonin 2024/25 dhe i ka realizuar 11 gola e i ka bërë 7 asistime në total.
Me Lamine Yamalin dhe Nicon Williamsin në sulm, Barça do të bëhej e frikshme në sezonin e ardhshëm.