
Macron nis iniciativën për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka nisur iniciativën evropiane për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran.
Macron ka ngarkuar ministrit të tij të Jashtëm Jean-Noël Barrot të punojë me partnerët evropianë mbi një propozim për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Iranit.
Të mërkurën, Macron mblodhi këshillin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare të vendit për të diskutuar situatën në Iran, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv
Ne deklaratën e Barrot thuhet ndër tjerash se “sulmet izraelite synojnë gjithnjë e më shumë objektiva që nuk kanë lidhje me programin bërthamor dhe balistik iranian, si dhe një numër në rritje të viktimave civile në Iran dhe në Izrael”.
Potencohet se është e nevojshme t’u jepet urgjentisht fund këtyre operacioneve ushtarake, që sipas tyre mbartin kërcënime të rënda për sigurinë rajonale.