
Theo dhe Al Hilal, ende nuk ka marrë fund gjithçka
Al Hilal ka rikthyer ofertën për Theo Hernandezin pasi marrëveshja paraprake dështoi para nisjes se Kupës së Botës për Klube.
Milani është i gatshëm ta shesë për 30 milionë euro plus 5 milionë bonuse.
Klubi italian ka pranuar kushtet, por vendimi përfundimtar mbetet në dorën e lojtarit.
Theo heziton për shkak të dëshirës për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe për të ruajtur vendin në kombëtaren franceze.
Negociatat do të vazhdojnë në ditët në vijim, shkruan gazetari Fabrizio Romano.