
Hargreaves takon shoqërinë civile, temë bllokada në parlament
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka pritur në takim në Rezidencën Britanike një grup të organizatave të shoqërisë civile.
Siç bën të ditur ai në Facebook, me ta ka diskutuar mbi demokracinë e Kosovës si dhe ngërçin në parlament, transmeton Klankosova.tv.
“ Isha mirënjohës që mësova nga përvoja dhe ekspertiza e tyre. E admiroj angazhimin e shoqërisë civile me politikanët e Kosovës për t’i inkurajuar ata që të marrin përgjegjësi për të zgjidhur këtë bllokim në mënyrë që të formohet një Kuvend dhe një qeveri e re dhe të vazhdojnë me punët jetësore në interes të popullit të Kosovës”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.