Kryetari i Gjilanit: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë

Kryetari i Gjilanit: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë

Sektori i bujqësisë, vazhdon të jetë një nga prioritetet e Komunës së Gjilanit, ku edhe po bëhen investime dhe po mbështetën fermerët.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e bujqësisë vizituan fermën e një fermeri në fshatin Bukovik.

Alban Hyseni, theksoi se bujqësia, është shtyllë kryesore e qeverisjes sonë.

Kryetari, tregoi se bashkë me drejtorin e bujqësisë vizituan fermerin punëtor e të palodhshëm, Agimin, i cili prej më shumë se 20 vitesh nuk kishte pritur asnjë vizitë zyrtare në fermën e tij.

“Sot, jo vetëm që i dhamë vlerësimin që meriton, por pamë nga afër edhe rezultatet e mbështetjes sonë: intervenimet në infrastrukturën rrugore, sistemi modern i mjeljes, dhe subvencionimi për herë të parë me 10 cent për litër qumështi, po ndihmojnë drejtpërdrejt jetën e përditshme të fermerëve tanë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, shtoi se fermerët si Agimi janë pasqyra e punës sonë. Ata janë forca që e mban të gjallë jetën në fshat dhe ekonominë lokale.

https://www.facebook.com/share/v/16PG7LterH/