
Osmani takon kryeparlamentarin hungarez
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér në Budapest, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve.
Ajo ka theksuar se Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë.