Sulme intensive izraelite godasin Teheranin pasi Trumpi kërkon ‘dorëzimin pa kushte’

Sulme intensive izraelite godasin Teheranin pasi Trumpi kërkon ‘dorëzimin pa kushte’

Sulme ajrore intensive izraelite shënjestruan kryeqytetin e Iranit herët të mërkurën, një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump kërkoi “dorëzimin pa kushte”.

Ndërsa, SHBA-ja dërgoi avionë luftarakë në Lindjen e Mesme, Trump bëri një sërë deklaratash rreth konfliktit, duke përfshirë paralajmërimin e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei se SHBA-të e dinë se ku fshihet ai, por se nuk kishte plane për ta vrarë atë “të paktën jo për momentin”.

Deklaratat e tij nxitën konfuzion rreth rolit të SHBA-së në konflikt, ndërsa banorët e Teheranit largohen nga shtëpitë e tyre në ditën e gjashtë të fushatës ajrore të Izraelit që synon programin ushtarak dhe bërthamor të Iranit, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Izraeli pohon se sulmi i tij gjithëpërfshirës është i nevojshëm për të parandaluar që Irani të afrohet më shumë me ndërtimin e një arme atomike. Raportohet se sulmet kanë vrarë të paktën 224 persona në Iran.

Irani është hakmarrë duke lëshuar rreth 400 raketa dhe qindra dronë drejt Izraelit. Deri më tani, 24 persona janë vrarë në Izrael.