
Kancelari gjerman: Izraeli po e bën “punën e pistë” për të gjithë ne
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Izraelit që po bën atë që ai e quan “punë e pistë” për të gjithë ata përmes bombardimeve të Iranit.
“Mund të them vetëm se kam respektin më të madh për faktin se ushtria izraelite dhe qeveria izraelite patën guximin ta bënin këtë”, është shprehur ai.
Ai thotë se udhëheqja iraniane “ka sjellë vdekje dhe shkatërrim në botë me sulme e vrasje, por shton se nëse ata do të kthehen në tryezën e negociatave, “nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje të mëtejshme ushtarake”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Nëse jo, Merz paralajmëron se “shkatërrimi i plotë” i programit bërthamor të Iranit mund të jetë në agjendë.