
FC Prishtina dhe FC Malisheva mësojnë kundërshtarët
Ekipet evropiane kanë mësuar tashmë kundërshtarët e tyre për raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës dhe ndër to edhe FC Drita, FC Prishtina dhe FC Malisheva.
Drita do të përballet me FC Differdange 03, FC Prishtina me FC Sheriff Tiraspol dhe FC Malisheva me Vikingur Reykjavik.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar në Facebook skuadrat tona.
“Tri nga katër skuadrat tona që do të na përfaqësojnë në garat evropiane tashmë i kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Nuk janë sfida të lehta, por me përkushtim e shpirt luftarak besoj se FC Drita, FC Prishtina dhe FC Malisheva do të arrijnë të përfaqësojnë denjësisht veten dhe shtetin tonë në Evropë”, ka shkruar Ademi.