
Ali Ahmeti pret në takim ministrin Liburn Aliu
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në takim ministrin në detyrë të Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu.
“Gjatë këtij takimi miqësor dhe të hapur biseduam për projektet e përbashkëta që lidhin vendet tona dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit rajonal. Si gjithmonë, mbetem i përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në dobi të qytetarëve tanë”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.