
KRU Prishtina: Furnizimi me ujë është rikthyer me kapacitet maksimal
KRU Prishtina ka njoftuar se furnizimi me ujë është rikthyer me kapacitet maksimal.
“Ju njoftojmë se për shkak të problemeve teknike të paraqitura në kanalin Ibër-Lepenc, kemi furnizuar me ujë vetëm përmes dy Impianteve tjera, Albanik dhe Badoc, me kapacitet maksimal. Ndërsa sot, ITU Shkabaj ka filluar trajtimin e ujit pas largimit gradual të turbullirës nga kanali, dhe furnizimi është rikthyer me kapacitet maksimal”, ka njoftuar kjo kompani.
Njoftimi i plotë i KRU Prishtina:
Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë se për shkak të problemeve teknike të paraqitura në kanalin Ibër-Lepenc, kemi furnizuar me ujë vetëm përmes dy Impianteve tjera, Albanik dhe Badoc, me kapacitet maksimal. Ndërsa sot, ITU Shkabaj ka filluar trajtimin e ujit pas largimit gradual të turbullirës nga kanali, dhe furnizimi është rikthyer me kapacitet maksimal.
Megjithatë, për shkak të kërkesës së lartë, në disa zona si Mati 1, si rruga “Ndue Përleshi”, rr.”Sokol Sopi”, lagja City Home, rr.”Bahri Ademi” dhe të tjera përreth, furnizimi ende nuk është plotësisht i stabilizuar. Presim që gjatë natës dhe në orët e mengjesit, gjendja të përmirësohet dhe secili konsumator të furnizohet normalisht.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj!