Lidhja e Bizneseve kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së: Dëmton rëndë prodhuesit vendorë

Lidhja e Bizneseve kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së: Dëmton rëndë prodhuesit vendorë

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, përmes Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE-së, të cilin e konsideron të padrejtë dhe dëmtues për bizneset vendore dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

LBK apelon për unitet institucional dhe paralajmëron se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe demokratike për të mbrojtur interesat e sektorit privat dhe ekonomisë së Kosovës

“Shoqata e Prodhuesve të Kosovës në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës kërkon edhe njëherë pezullimin e menjëhershëm të vendimit të padrejtë të ZRRE-së! Ky vendim dëmton rëndë prodhuesit, fabrikat dhe bizneset vendore, duke kërcënuar stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat në Kosovë. Vendim i padrejtë, i njëanshëm dhe i dëmshëm, i cili nuk reflekton as nevojat reale të ekonomisë, as sakrificat e sektorit privat në ndërtimin e Kosovës. Bizneset tona, fabrikat tona dhe punëtorët tanë nuk mund të jenë viktima të papërgjegjësisë institucionale dhe lojërave të errëta burokratike. LBK nuk do të ndalet. Ky vendim do të rrëzohet”, thuhet në reagimin për media.