
FFK uron titullin e kampionit për vajzat e FC 2 Korriku në Ligën U17
Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur Plpërgëzime për skuadrën U17 të vajzave të FC 2 Korriku për shpalljen kampione të Kosovës për këtë grupmoshë, duke e kurorëzuar sezonin me një fitore të merituar në finale kundër ekipit 16 Qershori nga Malisheva.
“Ky sukses është rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe punës së palodhur të vajzave të reja, stafit teknik dhe klubit”.
“Urime të gjithë futbollisteve të talentuara për këtë arritje të shkëlqyer, që forcon rolin dhe emrin e FC 2 Korriku tashmë edhe në zhvillimin e futbollit të vajzave në vendin tonë”.
“Mirënjohje edhe për vajzat e KFF 16 Qershori për një edicion mbresëlënës. Urojmë për më shumë fat në edicionin e ri”.
“Mbesim të përkushtuar për të mbështetur rritjen dhe fuqizimin e futbollit të vajzave në çdo grupmoshë, si një shtyllë thelbësore për të ardhmen e barabartë të futbollit tonë. Suksese tutje!”, ka njoftuar FFK-ja.