Drejtori i ATK-së merr pjesë në konferencën “Reformat dhe Modernizimi i Administratave Tatimore

Drejtori i ATK-së merr pjesë në konferencën “Reformat dhe Modernizimi i Administratave Tatimore

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, po merr pjesë në konferencën rajonale që po zhvillohet në Beçiq të Malit të Zi, me teme “Reformat dhe Modernizimi i Administratave Tatimore” ku pjesëmarrës janë përfaqësues nga Administratat Tatimore, Ministrit e Financave, dhe Bankat Qendrore të shteteve të rajonit.

Kjo konferencë, e cila po mbahet edhe sot, është një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave, sfidave dhe praktikave të mira në fushën e administrimit tatimor dhe zhvillimit ekonomik.

Në kuadër të kësaj konference, z. Murtezaj gjatë prezentimit të tij, përveq informimit lidhur me reformat e zhvilluara, po ashtu ka pasqyruar progresin e ATK-së në fusha të ndryshme, përfshirë:
• Rritjen e transparencës,
• Zhvillimin e shërbimeve digjitale për tatimpaguesit,
• Përmirësimin e mbledhjes së të hyrave,
• Luftimin e ekonomisë joformale.

Pjesëmarrja në këtë konferencë nënvizon përkushtimin e ATK-së për bashkëpunim rajonal dhe forcimin e institucioneve për një administratë më efikase dhe transparente.