
Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ua ka uruar Ditën e Çlirimit qytetit të Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë.
Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se në qershorin e 1999-ës, qytetet e Kosovës po çliroheshin njëra pas tjetrës dhe se ëndrra shekullore e popullit për të qenë të lirë po realizohej.
“Në qershorin e 1999, qytetet tona po çliroheshin njëra pas tjetrës dhe po realizohej ëndrra jonë shekullore për të qenë të lirë në tokën dhe të drejtën tonë. Fitorja e trimave të UÇK-së krah NATO-s, janë momente të shënuara e të paharrueshme në jetën e secilit. Kosova tanimë po frymon lirshëm, e obligim i joni është nderimi i sakrificës shekullore.
Duke qenë mirënjohës para secilit që ka kontribuar për liri, të gjithë qytetarët e Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit dhe Vitisë, i uroj për Ditën e Çlirimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.