
KQZ-ja: Regjistrimi i votuesve jashtë vendit nis më 23 korrik
Komisioni Qendror Zgjedhor, të premten, ka njoftuar se regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale, do të fillojë më 23 korrik.
Regjistrimi, sipas KQZ-së, do të përfundojë më 29 gusht. “Platforma elektronike për regjistrim do të jetë e qasshme me fillimin e kësaj periudhe. Në Zgjedhjet Lokale votuesit jashtë Kosovës mund të votojnë vetëm përmes postës, pasi sipas ligjit votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këto lloj zgjedhjesh”, thuhet në komunikatën për medie.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 12 tetorin e këtij viti si datën e Zgjedhjeve Lokale.
Megjithatë, katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare, deputetët e legjislaturës së nëntë, nuk po arrin ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.