
Kosova synon medalje në Kampionatin Botëror për Senior në xhudo
Xhudistët nga Kosova do të marrin pjesë në një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos, Kampionatin Botëror për Senior, që mbahet nga 13-20 qershor 2025 në Budapest të Hungarisë.
Kampionati Botëror për Senior, një arenë ku garojnë xhudistët më të mirë, pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve.
Kosova, shteti i medaljeve olimpike, përfaqësohet nga: Distria Krasniqi (-52kg), Laura Fazliu (-63kg), Akil Gjakova (-73kg).
Distria Krasniqi do të ndeshet të shtunën, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.
Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionia që tani ndërton kampionë, raporton Klan Kosova.