Zyrtare: Besar Musolli rinovon kontratën me Llapin

Zyrtare: Besar Musolli rinovon kontratën me Llapin

KF Llapi ka njoftuar se mesfushori Besar Musolli do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin 2025/26.

Musolli, i cili ka qenë një nga shtyllat kryesore të mesfushës te Llapi gjatë dy sezoneve të fundit, ku ka bërë gjithsej 68 paraqitje dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, sidomos në fazën defanzive, shkruan faqja zyrtare e klubit.

Njoftimi i plotë:

✍️ 𝐙𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞: 𝐁𝐞𝐬𝐚𝐫 𝐌𝐮𝐬𝐨𝐥𝐥𝐢 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐋𝐥𝐚𝐩𝐢𝐧 🤍💙

KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Besar Musolli edhe për sezonin 2025/26.

Musolli, një prej shtyllave të mesfushës sonë, ka qenë pjesë kyçe e ekipit në dy edicionet e fundit, duke regjistruar 68 paraqitje dhe duke dhënë kontribut të madh në fazën defanzive.

Vazhdimi i tij vjen si rezultat i përkushtimit të dyanshëm – si nga futbollisti, ashtu edhe nga klubi – për të ndërtuar suksese të reja së bashku.

Me përvojën dhe profesionalizmin e tij, Musolli është shembull i vërtetë për futbollistët e rinj se si ndërtohet karriera profesionale me përkushtim dhe profesionalizëm.

#VazhdojmëSëBashku #BesarMusolli #KFLlapi