Kryesia e Degës së PDK-së në Prizren përkrah kandidaturën e Totajt për kryetar 

Kryesia e Degës së PDK-së në Prizren përkrah kandidaturën e Totajt për kryetar 

Kryesia e Degës së PDK-së në Prizren ka mbështetur kandidaturën e Shaqir Totajt edhe për një mandat në krye të Prizrenit.

Lajmin e ka bërë me dije vet Totaj.

“Përulësisht mirënjohës kryesisë së degës së PDK-së në Prizren për ta mbështetur kandidaturën time edhe për një mandat tjetër në krye të Prizrenit. Jam i bindur plotësisht se punët e mira për Prizrenin do të vazhdojnë me ritëm edhe më të madh. Faleminderit për besimin”, ka shkruar Totaj në Facebook.